E mërkurë, 7 Maj, 2025
spot_img
HomeSportËshtë penallti, nuk e kuptoj pse… – Indeksonline.net

Është penallti, nuk e kuptoj pse… – Indeksonline.net

22:13 / E Martë, 06 Maj 2025 / Gj. Sh

Interi e mbylli pjesën e parë me epërsinë e dy golave në duelin e kthimit ndaj Barcelonës, të vlefshëm për gjysmëfinalen e Champions-it.

Në fundin e fragmentit të parë të sfidës, zikaltërit fituan një 11-metërsh, pas ndërhyrjes së Kubarsit ndaj Lautaro Martinez, vendim ky që u kontestua nga katalanasit.  

Por sipas ish-gjyqtarit Iturralde Gonzalez, i cili tashmë bën moviolistin për SER dhe AS, penalltia qëndron.  

“Është një penallti shumë e vështirë për t’u parë në fushë. Duke pasur parasysh drejtimin që po shkon topi, duket se është Kubarsi ai që e largon topin, por në gjuajtjen e fundit, mund të shihni që Lautaro e vendos këmbën midis topit dhe Kubarsít, dhe në vend që ta largojë, Kubarsi e rrëzon Lautaron. 

Është një penallti dhe ajo që nuk e kuptoj është pse Kubarsi nuk ndëshkohet”, deklaron ish-gjyqtari Gonzalez.  

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT