Padia e Naser Pajazitajt pas vendimit për kompensimin e dëmit që pretendon se iu shkaktua gjatë kohës kur përballej me akuzat për vrasjen e Donjeta Pajazitajt, akoma s’ka marrë epilog. Shteti vendosi ta dëmshpërblejë me 61 mijë e 777 euro, ndërsa ai kishte kërkuar 1 milion e 150 mijë euro.
Pajazitaj ishte dënuar me burgim të përjetshëm, e më pas Gjykata Apelit solli vendimin me 35 vjet burgim. Por, me vendim të Gjykatës Supreme u lirua më 6 prill të 2023-tës.
Fillimisht nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Naser Pajazitaj, kishte marrë ofertë për kompensim prej 60 mijë eurosh, por që u refuzua.
Para gati dy vjetësh, mbrojtja e tij bëri padinë për kompensim në vlerë prej 1 milion eurosh.
Për këtë ka folur për Klankosova.tv avokati Ahmet Tahiri, i cili përfaqëson Naser Pajazitajn.
“Nuk jemi kompensuar ende. Ende nuk ka filluar procesi gjyqësor. Po, padinë e kemi bërë para gati dy vjetësh, jemi ende në pritje. Tash krejt varet nga gjykata se kur do të fillojë procesi. Ne fillimisht kemi pranuar një ofertë për dëmshpërblim, por që e kemi refuzuar”, tha ai.
Tahiri shtoi tutje se klienti i tij e ka përjetuar rëndë krejt këtë ngjarje.
“Klienti im është në gjendje të rëndë shëndetësore. E ka përjetuar shumë rëndë. Paramendoni si është të jesh në burg. Ka qëndruar i pafajshëm në burg për shtatë vite”, theksoi Tahiri për Klankosova.tv.
The post “Është në gjendje të rëndë…” | Padia e Naser Pajazitajt për 1 milion euro kompensim ende pa epilog, flet avokati appeared first on Klan Kosova.