Është i vetmi prodhues gjerman i makinave hipersportive, shikoni çfarë ofron Apollo

Është i vetmi prodhues gjerman i makinave hipersportive, shikoni çfarë ofron Apollo

Apollo është rikthyer me një bishë radikale V12. Prodhuesi gjerman po feston 20-vjetorin e tij me EVO-n, një hipermakinë me motor V12 që kombinon dizajnin radikal me ekskluzivitetin e një serie të kufizuar rreptësishtë.

U desh pak më shumë kohë se sa pritej, por Apollo EVO është gati për premierën e tij, pikërisht në kohë për 20-vjetorin e Gumpert Apollo.


Risia është menduar ekskluzivisht për pistën dhe është një variant i modelit Intensa Emozione të vitit 2017. Është i kufizuar në vetëm 10 njësi, me dërgesat që fillojnë vitin e ardhshëm.

Apollo është i vetmi prodhues gjerman i specializuar në makinat hipersportive dhe ata thonë se EVO mishëron filozofinë e “inxhinierisë rebele gjermane”.

Rrënjët e markës kthehen te Gumpert Apollo, një makinë që mbajti për pak kohë rekordin e Nürburgring për makinat e prodhimit në vitin 2009, transmeton Telegrafi.

Në zemër të makinës është një motor V12 6.3 litra që zhvillon 800 kuaj-fuqi. Kjo fuqi dërgohet në rrotat e pasme vetëm nëpërmjet një ndërruesi me gjashtë shpejtësi. E gjithë makina peshon vetëm 1,300 kg.

Makina do të përshpejtojë në 100 km/orë në vetëm 2.7 sekonda, dhe shpejtësia e saj maksimale është 335 km/orë. EVO vjen me goma Michelin Pilot Sport Cup 2, fellne alumini dhe frena karbon-qeramike.

Nën karrocerinë është një monokok prej fibre karboni që peshon vetëm 165 kg. Ndërsa ndoshta peshon më pak se motori V12 brenda, guaska e karbonit është 15 përqind më e ngurtë se ajo e Intensa Emozione. Përveç monokokës, nënkornizat e përparme dhe të pasme janë gjithashtu të bëra nga fibra karboni.

E projektuar sikur të ishte bërë për t’i bërë edhe banorët e Dubait të mendojnë se kanë nevojë për diçka të re, kjo makinë ofron një pamje që garantohet se do të bjerë në sy.

Krahët aerodinamikë dalin nga pjesa e pasme me ndriçim dallues LED që përzihet mirë me sistemin e shkarkimit të titanit të printuar në 3D.

Kabina është ende e fshehur, por nuk ka dyshim për ekskluzivitetin, shumë karbon dhe ndërtimin e lehtë. Apollo do të prodhojë vetëm dhjetë nga këto makina. Nuk dihet nëse të gjitha janë shitur dhe me çfarë çmimi. /Telegrafi/