“Është i padëshiruar për ne”, “Skifterët” e kërkojnë shkarkimin e Ardian Nuhiut

“Është i padëshiruar për ne”, “Skifterët” e kërkojnë shkarkimin e Ardian Nuhiut

Tifo grupi i Gjilanit “Skifterët” kanë kërkuar shkarkimin e trajnerit Ardian Nuhiu si pasojë e rezultateve negative.

Gjilani pësoi humbje të thellë ndaj Llapit, që ia bën sefte me fitore falë triumfit 4-1 në “Zahir Pajaziti”.


I menjëhershëm ka qenë reagimi i “Skifterëve”, të cilët përmes një shkrimi në rrjetin social “Facebook” edhe paralajmëruan se “do të veprojnë siç dimë na në rast që nuk ka reflektim” nga klubi i Gjilanit.

Postimi i plot pa ndërhyrje:

“Asnjëherë nuk jemi përzier në punët e kryesisë dhe gjithmonë kemi pasur dhe kemi besim të plotë tek ata.

Por nga ky moment, trajneri Ardian Nuhiu është i padëshiruar për ne, nëse nuk reflekton ai .

Nëse nuk ka ndryshim, do të veprojmë në mënyrën tonë, ashtu siç dimë ne.

Askush nuk është mbi klubin e zemrës Gjilanin!”.

Gjilani përndryshe renditet në pozitën e shtatë në tabelë me shtatë pikë./Telegrafi/