Doktori i pensionuar Sebajdin Gjini, i ka mohuar sërish akuzat se e ka detyruar një paciente të kryejë lindjen në një Klinikë Private.
Gjini tha për Klankosova.tv se krejt kjo po dyshon se është e porositur.
“Nga mediat e mora vesh se ndaj meje është ngritur aktakuzë. Këto nuk qëndrojnë” deklaroi fillimisht ai për Klankosova.tv.
“Unë nuk i kam thënë pacientës që ta kryejë lindjen në klinikë private. Ajo nga viti 2019-të krejt kontrollat i ka kryer në atë klinikë private, asnjë kontroll nuk e ka pasur në Klinikën Gjinekologjike në Prizren”, deklaroi Gjini.
“Mendoj se kjo është e porositur. Lidhur me këtë unë i kam provat e mia, për shkak të privatësisë, procesit gjyqësor nuk dua t’i publikoj tani për tani. I kam emrat se kush e ka bërë këtë, i kam fotografitë, emrat etj”, shtoi doktori për Klankosova.tv.
“Krejt kjo është bërë për të më larguar nga pozita e shefit në atë kohë sa kam qenë, sepse tani jam në pension. Në mbledhjen e mëngjesit, më është thënë se kemi presion nga lart dhe nga mediat për të shkarkuar nga kjo pozitë”, tha ai.
Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit S.Gj, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se i njëjti ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Në njoftim bëhet e ditur se sipas aktakuzës, me datë 31 janar të vitit 2022 në Prizren, në kohë të pavërtetuar, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar – në cilësinë e mjekut pranë repartit të Gjinekologjisë, Obstetrike të Spitalit të Përgjithshëm të Prizrenit, nuk i përmbush detyrat zyrtare me qëllim që t’i mundësojë dobi pasurore vetes dhe personit tjetër dhe që t’i shkaktojë dëm pasuror personit tjetër, vepron në kundërshtim me Ligjin për Shëndetësi të Republikës së Kosovës, në atë mënyrë që refuzon ta pranojë kërkesën e pacientes G.B., ta kryejë lindjen me operim pranë Spitalit të Përgjithshëm të Prizrenit.
Dyshohet se referoi pacientë në klinikë private, gjinekologu Sebajdin Gjini e mohon (VIDEO)
Aktakuzë ndaj një mjeku në Prizren – detyroi pacienten ta kryente lindjen në një spital privat
The post “Është e porositur..”, flet mjeku pasi iu ngrit aktakuza se detyroi pacienten të kryente lindjen në privat appeared first on Klan Kosova.