ESHS: Çmimet në industri janë rritur

ESHS: Çmimet në industri janë rritur

Enti Shtetëror i Statistikave ka informuar se në industrinë e Maqedonisë së Veriut në korrik të këtij viti është regjistruar rritje për 4.9 përqind, krahasuar me korrikun e vitit të kaluar.

Rritje më e theksuar është regjistruar te produktet kapitale (12.7 %) dhe energjia (7.5 %)., ashtu që te reparti për prodhimin e makinerive (23.7 %).


“Në korrik 2025, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, çmimet e shitjes së prodhuesve industrialë, në total, në sektorin e Minierave dhe guroreve janë zvogëluar për 4.1%, ndërsa janë rritur në sektorin Industria përpunuese për 5.1%, në sektorin e Furnizimit me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar për 8.2% dhe në sektorin e Furnizimit me Ujë; largimit të ujit, menaxhimit të mbetjeve dhe aktiviteteve të përmirësimit të mjedisit për 1.9%”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Enti raportoi rritje të çmimeve për 22.4 përqind ne industrinë e Maqedonisë së Veriut, krahasuar me vitin 2021.