Erion Veliaj ka kundërshtuar në Gjykatën Kushtetuese shkarkimin e tij nga detyra si kryebashkiak i Tiranës.
Nëpërmjet një kërkese nga vetë Veliaj, Neni 62 nuk mund të zëvendësojë nenin 115 të Kushtetutës, por interpretohet në pajtim me të. Ai argumenton se shkarkimi pa shkelje të rëndë të provuar është i paligjshëm dhe antikushtetues.
Erion Veliaj u shkarkua më 25 shtator nga detyra e kryetarit të Bashkisë së Tiranës me shumicë votash. Për shkarkimin e tij votuan Partia Socialiste, Partia Demokratike, Nisma Thurje dhe PS Nisma. Ndërkohë, Lëvizja për Zhvillim Kombëtar dhe Bindja Demokratike nuk morën pjesë në votim, raporton Euronews.Albania.
Ndërkohë, sot, në orën 12:00, në GJKKO zhvillohet seanca paraprake për Erion Veliajn, bashkëshorten e tij Ajola Xoxa, dhe të pandehurve të tjerë në çëshjen që SPAK e dërgoi për gjykim më 10 shtator.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!