E premte, 18 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeErërat e forta dhe shiu lënë pa rrymë një numër të madh...

Erërat e forta dhe shiu lënë pa rrymë një numër të madh të qytetarëve në disa komuna

Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike – KEDS, ka bërë të ditur se për shkak të erërave të forca dhe shiut, aktualisht në mbarë Kosovën janë mbi 40 dalje jashtë funksionit.

Sipas KEDS-it, rajonet më të prekura nga këto kushte atmosferike janë Peja, Mitrovica, Prishtina, Gjilani dhe Ferizaj.

“Ekipet e KEDS-it ndodhen në terren dhe po punojnë vazhdimisht në eliminimin gradual të dëmeve të shkaktuara në rrjet, për çka kërkojmë mirëkuptimin e konsumatorëve tanë të afektuar në këto rajone”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, KEDS-i bëri të ditur se aktualisht një numër i konsiderueshëm i konsumatorëve janë pa furnizim me energji elektrike.

The post Erërat e forta dhe shiu lënë pa rrymë një numër të madh të qytetarëve në disa komuna appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT