Futbollistja e Kombëtares së Kosovës, Erëleta Memeti, është bërë me skuadër të re.
Memeti ka firmosur me ekipin e Eintracht Frankfurtit dhe nga sezoni i ri do jetë pjesë e tyre, shkruan Indeksonline
Frankfurti pritet të bëjë gara në Champions League për sezonin e ri, pasi momentalisht në ligë është në pozitën e 3-të me 41 pikë.
25-vjeçarja është pjesë e Hoffenheimit, e cila ka shënuar pesë gola dhe ka bërë pesë asiste në 17 ndeshjet e fundit.
Ajo ishte transferuar te Hoffenheimi nga skuadra e Freiburgut. Kurse më parë ka qenë pjesë e Wolfsburgut dhe Sinderlfingenit./Indeksonline/