E martë, 17 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmeErdogan për Izraelin: Në të ardhmen do ta kuptojë gabimin e tij,...

Erdogan për Izraelin: Në të ardhmen do ta kuptojë gabimin e tij, por frikësohemi se do të jetë vonë

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, ka kritikuar ashpër Izraelin për veprimet e tij në Lindjen e Mesme, duke e akuzuar për agresion të pamatur të nxitur nga mbështetja e pakufishme perëndimore, shkruan Gazeta Sinjali.

Në një postim në Facebook, Erdogan tha se sulmi ndaj Iranit, shkatërrimi i Gazës dhe sjellja arrogante ndaj vendeve të tjera të rajonit tregojnë një mungesë të thellë vetëdijeje nga ana e Izraelit.

“Frikësohemi se kur Izraeli ta kuptojë gabimin e tij, do të jetë tepër vonë,” shkroi ai. Erdogan theksoi se asnjë vend në këtë gjeografi të lashtë nuk është i kufizuar vetëm nga qeverisja dhe kufijtë e tij.

Ai gjithashtu e cilësoi sulmin ndaj popullit palestinez dhe ndaj tokave iraniane si çështje që përfshijnë më shumë se sa vetë shtetet e prekura, duke paralajmëruar për pasojat që mund të kenë për stabilitetin rajonal dhe global.

Presidenti turk përmendi përpjekjet e Turqisë për të promovuar drejtësinë dhe vëllazërinë, duke theksuar rolin aktiv të Ankarasë në Ballkan, Karabak, Libi dhe Siri si dëshmi e qasjes së saj paqësore dhe ndërmjetësuese.

“Ne si Turqi jemi të përkushtuar për të ndërtuar një klimë uniteti dhe solidariteti jo vetëm brenda kombit tonë, por në gjithë rajonin,” përfundoi Erdogan.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT