Erdogan nuk e humbet kurrë mundësinë për të ironizuar Macronin

Erdogan nuk e humbet kurrë mundësinë për të ironizuar Macronin

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan nuk e humbet kurrë një rast për ta thumbuar Emmanuel Macronin.

Gjatë një bisede me presidentin francez, lideri turk e pyeti përmes përkthyesit se si po shkonte.


Macron u përgjigj se gjithçka ishte në rregull.

Pastaj Erdogan, duke iu drejtuar përkthyesit, tha “qenka e mundur që ndonjëherë atij t’i shkojë mirë”.

Ndryshe, Macron kohë më parë ishte pjesë e talljeve në rrjeteve sociale kur ishte goditur me shuplakë nga bashkëshortja Brigitte. /Telegrafi/