E premte, 16 Maj, 2025
spot_img
HomeLajmeErdogan ngacmon Ramën për atletet: Çfarë janë këto mbathje?

Erdogan ngacmon Ramën për atletet: Çfarë janë këto mbathje?

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka mbërritur në Tiranë për të marrë pjesë në Samitin e gjashtë të Komunitetit Politik Evropian, ku u prit nga kryeministri shqiptar, Edi Rama, shkruan Gazeta Sinjali.

I shoqëruar nga një pjesë e kabinetit të tij, Erdogan zhvilloi një takim të shkurtër me Ramën, gjatë të cilit pati edhe momente spontane: presidenti turk i tërhoqi vërejtjen homologut shqiptar për atletet që kishte veshur. Rama e shoqëroi Erdoganin deri në gjysmën e rrugës dhe më pas u kthye.

Në një deklaratë për mediat, Erdogan u shpreh optimist për rezultatin e samitit, duke theksuar rëndësinë që ky takim zhvillohet pikërisht në Shqipëri.

“Çfarë është ajo që prisnim, presim shumë gjëra me vëllain tim shqiptar. Në Shqipëri e gjithë bota do të thërrasë zërin e paqes”, deklaroi Erdogan në turqisht.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT