E diel, 15 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmeErdogan: Bashkësia ndërkombëtare duhet t’i japë fund banditizmit izraelit

Erdogan: Bashkësia ndërkombëtare duhet t’i japë fund banditizmit izraelit

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka kritikuar ashpër Izraelin, duke e cilësuar atë si kërcënimin më të madh për stabilitetin dhe sigurinë në rajon, shkruan Gazeta Sinjali.

Në një bisedë telefonike me Princin e Kurorës Saudite, Mohammed bin Salman, Erdogan theksoi se sulmet e fundit të Izraelit ndaj Iranit janë një veprim i papërgjegjshëm që minon përpjekjet për paqe dhe rrit rrezikun e një krize më të madhe rajonale.

Ai akuzoi bashkësinë ndërkombëtare për heshtje përballë situatës në Palestinë, që sipas tij, ka inkurajuar agresionin izraelit. Erdogan paralajmëroi për pasojat shkatërruese të një konflikti të zgjatur, duke përmendur rrezikun e valëve migratore që do të prekin gjithë rajonin.

Presidenti turk u bëri thirrje fuqive botërore të ndalojnë atë që e quajti “banditizëm izraelit” dhe të mbështesin dialogun bërthamor midis SHBA-së dhe Iranit për të shmangur një katastrofë globale dhe rajonale.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT