A do t’i jap fund ngërçit politik vizita e diplomatit të zyrës së Departamentit Amerikan të Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike Brendan Hanrahan?
A po rikthehet vëmendja e ShBA-së te Kosova?
Për këto dhe shumë të tjera, në “Ora Shtatë” kanë folur Magbule Shkodra, analiste, Ardian Gaxheri, gazetar, dhe Sadri Kortoçi, opinonist, transmeton Klankosova.tv.
“Pas një kohe të gjatë, Kosovën e viziton një zyrtar i lartë i shtetit [të Amerikës] me një mision special. Hanrahan nisi vizitën në Bosnje e Hercegovinë, pastaj në Serbi dhe ndalesa e fundit ishte Kosova. Nga vizitat që bëri në Kosovë, nga deklaratat, Kryeministria më shumë është e orientuar që të thotë se bashkëpunimi do të avancohet me Shtetet e Bashkuara, dhe nëse i shohim deklaratat e liderëve partiakë, ato secila ka një kërkesë, një vizion se çka mendojnë dhe çka kanë shtruar në këtë takim”, tha Shala.
Tutje, Shala thotë se Hanrahan erdhi me mesazhe të qarta nga Shtëpia e Bardhë.
Nga ana tjetër, Gaxheri tha se vizita e Hanrahan ka të bëjë më shumë me sigurinë, duke përmendur kështu se Kosova vazhdon të jetë pa institucione, e që sipas tij, në këtë gjendje është më e lehtë të destabilizohet vendi.
Kortoçi nga ana tjetër thotë se Amerikën e sheh si partnerë strategjik për Kosovën, duke shtuar se shqiptarët janë me fat që kanë Shtetet e Bashkuara si mik.
The post “Erdhi me mesazhe të qarta nga Shtëpia e Bardhë”, çfarë nënkuton vizita e zyrtarit të DASh-it në Kosovë? appeared first on Klan Kosova.