Kandidatja nga radhët e AAK-së për Asamble Komunale të Prishtinës, Erblina Tahiraj, e ka prezantuar vizionin e saj për kryeqytetin.
Ajo përmes një videoje ka treguar dashurinë e madhe që ka për këtë qytet.
“Në çdo lagje të Prishtinës sonë ka histori, ka energji rinore dhe potencial për të qenë jo vetëm kryeqytet me emër, por edhe me vizion”, tha ajo.
“Duhet ta pranojmë që Prishtina sot, nuk është mirë. Kaos në trafik, në ndërtim dhe vendimmarrje. Unë nuk mund ta pranojë këtë si normalitet, dhe besoj që nuk e pranon as ti”, ishte mesazhi i saj drejtuar qytetarëve.
“Prishtina ka nevojë për një udhëheqje të drejtë edhe të ndershme. Vendimmarje që i shërben qytetarit, fuqizim të grave dhe rinisë, siguri dhe hapësira të gjelbëra, investim në arsim, kulturë dhe mirëqenie për të gjithë qytetarët tanë. Më 12 tetor e kem mundësinë t’ia ktheni dritën që e meriton”, porositi ajo.
Erblina Tahiraj, garon për Asamblenë Komunale të Prishtinës me numër 15 në listën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
The post Erblina Tahiraj tregon vizionin e saj për Prishtinën: E dua këtë qytet (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.