Prekazi sot është mbushur me qytetarë dhe nxënës të shkollave fillore nga vende të ndryshme të Kosovës, të cilët kanë ardhur për të nderuar familjen dhe sakrificën e familjes Jashari, në 28-vjetorin e ditës së dytë të Epopesë së UÇK-së.
“Shumë nxënës nga shkolla të ndryshme të vendit po vizitojnë Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, ku po bëjnë homazhe dhe po vendosin lule pranë varreve të familjes Jashari.“Prekazi është mbushur me qytetarë dhe nxënës të shkollave fillore që kanë ardhur për të nderuar familjen Jashari. Nxënës nga shkolla të ndryshme të vendit po vijnë drejt Kompleksit Memorial këtu në Prekaz, duke nderuar familjen Jashari. Kemi edhe qytetarë të tjerë që po bëjnë homazhe dhe një numër i madh pritet të arrijë gjatë ditës”, tha gazetarja e Klan Kosova, Endrita Bajrami.
Ndërkohë, gjatë ditës homazhe në Prekaz kanë bërë edhe krerët e shtetit dhe përfaqësues institucionalë, të cilët kanë nderuar sakrificën e familjes Jashari dhe të rënëve për lirinë e Kosovës.


