“Epopeja e Jezercit” – Sot nderohen dëshmorët e Ferizajt

news image

Sot në Ferizaj po shënohet Dita e Dëshmorëve të Komunës, e njohur edhe si Epopeja e Jezercit, një ditë për nder të të rënëve për lirinë e Kosovës.

Aktivitetet fillojnë nga ora 10:00, me homazhe në varrezat e dëshmorëve.

Pastaj me homazhet pranë varrit të Gjeneralit Imri Ilazi- Komandant Ferri, nga ora 10:30.

Nga ora 11:00, në Teatrin “Adriana” do të mbahet Akademia Përkujtimore, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve institucionalë, familjarëve të dëshmorëve dhe qytetarëve.

Po ashtu në ora 11:00, në fshatin Mollopolc të Shtimës, do të zhvillohet një garë në motocross, si pjesë e aktiviteteve përkujtimore.

Në orën 13:00, do të bëhet përurimi i rrugës në Devetak të Shtimës, duke vazhduar me agjendën e aktiviteteve të planifikuara.

Ndërkohë, në orën 18:00, do të zhvillohet finalja e turneut memorial në futsall, në Sallën e Sporteve “Bill Clinton” në Ferizaj, për të përmbyllur ditën përkujtimore në nder të dëshmorëve të komunës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post “Epopeja e Jezercit” – Sot nderohen dëshmorët e Ferizajt appeared first on Sinjali.