E martë, 22 Korrik, 2025
spot_img
HomeShowbizEnver Hoxhaj iu drejtohet votuesve të tij, i falenderon për besimin

Enver Hoxhaj iu drejtohet votuesve të tij, i falenderon për besimin

Ish-kryediplomati Enver Hoxhaj ka publikuar një video falënderimi për qytetarët që ia besuan votën në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Hoxhaj u shpreh mirënjohës për besimin e qytetarëve, duke theksuar rëndësinë e votës si shprehje e vullnetit demokratik:

“Po ju drejtohem të gjithë juve që më dhatë votën në zgjedhjet e 9 shkurtit dhe dua t’ju falënderoj nga zemra. Vota nuk është vetëm një tik, një numër, por është besim dhe nuk ka asgjë më të shenjtë për politikanin sesa besimi” tha Hoxhaj në mesazhin e tij.

Ai gjithashtu ritheksoi angazhimin e tij për përfaqësimin e interesave të qytetarëve dhe mbrojtjen e interesit shtetëror të Kosovës.

“Në përfaqësim të interesave të qytetarëve të Kosovës dhe në mbrojtje të interesit shtetëror të Kosovës, çdoherë në mendjen dhe zemrën time do të kem besimin që ma dhatë me votën tuaj”, ka thënë Hoxhaj. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT