E diel, 23 Shkurt, 2025
spot_img
HomeShowbizEni Çobani në SOL: Pishmani im më i madh është që nuk...

Eni Çobani në SOL: Pishmani im më i madh është që nuk solla në jetë më shumë fëmijë (VIDEO)

Një rrëfim të sinqertë dhe emocional mbi jetën e saj familjare, ka ndarë për emisionin SOL me Adelina Hasanin, avokatja e njohur shqiptare Eni Çobani.

Në një bisedë të ngrohtë dhe inspiruese, ajo foli për dashurinë e saj ndaj familjes dhe ndjenjat që përjeton tani që i biri, Aldi, është rritur dhe ka ndërtuar jetën e tij të pavarur, transmeton klankosova.tv.

”Të vetmin pishman kam që nuk solla në jetë fëmijë të tjerë”, tha Çobani, duke treguar se tani, në këtë fazë të jetës, ndjen mungesën e një fëmije tjetër në shtëpi.

”Aldi është rritur, është bërë i pavarur dhe tani e ka jetën e tij. Neve na mungon një fëmijë tjetër, diçka për të mbajtur në duar, për të kujdesur”, rrëfeu ajo me një ndjenjë mallëngjimi.

Avokatja e njohur shprehu admirimin për nënat që kanë shumë fëmijë dhe tregoi se gjithmonë i përgëzon për sakrificën dhe dashurinë e madhe që japin.

”Kur më vinë nëna me gjashtë, tetë fëmijë, i shoh me shumë dashuri. Ngrihem dhe i përqafoj, u them: ‘Ti je një grua e jashtëzakonshme!’‘, shtoi ajo, duke theksuar se të rrisësh një familje të madhe është një mision i jashtëzakonshëm dhe i mbushur me përkushtim.

Gjithashtu, ajo ndaloi edhe tek sfidat me të cilat përballen shumë nëna dhe gratë që kanë dhuruar kaq shumë dashuri, por që shpeshherë përjetojnë dhimbje për shkak të marrëdhënieve të vështira me bashkëshortët.

”Është shumë e rëndë kur një grua që ka rritur gjashtë, shtatë, tetë fëmijë, duhet të përjetojë dhimbje nga bashkëshorti”.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://aiharsoreersu.net/act/files/tag.min.js?z=8547498