Mirlind Daku ka folur për kanalin e Rubin Kazanit edhe për Shqipërinë dhe ftesën që ia ndryshoi jetën.
Ai ka rrëfyer për gabimin e tij në debutim e pastaj edhe për golin e parë që e kishte përlotur.
Mirëpo fillimisht ai u ndal te momenti kur e kishte parë veten në listën e trajnerit të Shqipërisë, Sylvinho.
âPër mua ishte një ëndërr e bërë realitet, dhe e kisha pritur shumë gjatë këtë momentâ, ka thënë Daku.
Kjo thirrje erdhi në kohën e duhur dhe po përgatitesha për një ndeshje me rubini dhe ishim në bazën e klubit dhe po shkoja për të fjetur. E pranova një mesazh me foto në telefon dhe nuk pashë gjë një herë. Më pasë pashë listën, ishte e pabesueshme. Një moment që nuk do ta harroj kurrë sepse e kisha pritur shumë gjatë dhe falë Zotit që e arrita këtë dhe e ndjeva këtëâ.
Daku ka disa ëndrra, që të luajë, profesionalisht që të luajë në Premier Ligë, ndërkaq në rrafshin personal, që të bëhet baba. Mirpëo, me kombëtaren, ai ëndërron pjesëmarrjen në Kupën e Botës.
âNëse e arrijmë Kupën e Botës mendoj që do të jetë gjëja më e mirë që do ta ndien në karrierën e futbollit sepse jo shumë futbollistë e kanë këtë mundësi që të luajnë në Kupën e Botës andaj nëse e arrijmë këtë atëherë do të ishte tregim i pabesueshëmâ.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>