Endrit Zogaj është kandidat për Kuvendin Komunal të Prizrenit në zgjedhjet e 12 tetorit, duke sjellë me vete përvojë, përkushtim dhe një vizion të qartë për zhvillimin e qytetit tonë.
Si aktivist i hershëm i Partisë Demokratike të Kosovës, Endriti ka ndërtuar një profil të angazhuar në shërbim të komunitetit. Ai kërkon besimin tuaj për të qenë një përfaqësues dinjitoz, i përkushtuar ndaj nevojave dhe shqetësimeve të çdo qytetari.
Endriti ka përfunduar studimet universitare në drejtimin e Menaxhmentit në Universitetin e Prizrenit, ku ka shërbyer edhe si përfaqësues i studentëve në Senatin e Universitetit. Pas studimeve, është angazhuar në institucione të ndryshme publike dhe private, kryesisht në sektorin e financave, duke ndërtuar një përvojë të vlefshme profesionale.
Me angazhimin e tij të vazhdueshëm për të mirën e përbashkët, Endriti premton të jetë zëri i qytetarëve në Kuvendin Komunal, pa dallim dhe me ndershmëri.
Ai njeh mirë nevojat e lagjes ku jeton, por edhe sfidat dhe potencialet e qytetit në tërësi. Me këtë njohje dhe përkushtim, synon të shërbejë si një urë lidhëse efektive mes qytetarëve dhe institucioneve lokale.
Punët e mira të katër viteve të fundit do të jenë themeli mbi të cilin do të ndërtohet qeverisja e ardhshme. Endriti angazhohet që prioritetet e tij kryesore të jenë: fuqizimi i të rinjve në fushën e ICT-së, si dhe krijimi i hapësirave të reja rekreative për të rinjtë dhe të moshuarit e Prizrenit.
Endrit Zogaj mban numrin 28 në listën e PDK-së.