E enjte, 8 Maj, 2025
spot_img
HomeSport“Ende i fjetun në barna”, kjo është gjendja e futbollistit Oltion Bilallit...

“Ende i fjetun në barna”, kjo është gjendja e futbollistit Oltion Bilallit në QKUK – Indeksonline.net

Futbollisti i Klubit SC Gjilani, Oltion Bilalli që nga mbrëmë po vazhdon trajtimin në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Lidhur me gjendjen e tij shëndetësore, detaje ka dhënë drejtori i Intenzivës, Shaqir Uka.

“E kemi pranuar mbrëmë pas mesnarës. Është sjellë nga qendra emergjente ku është sjellë nga qendra regjionale e Gjilanit për shkak të lëndimeve në kokë. Janë kryer të gjitha ekzaminimet e duhura, është sjellë në repartin intensive ku edhe po vazhdon të qëndrojë i fjetun në barna. Për momentin gjendja e tij prezantohet relativisht stabile”, ka thënë Uka për IndeksOnline.

Bilalli pësoi një lëndim të rëndë në ndeshjen kundër Malishevës, e vlefshme për javën e 33-të në Superligën e Kosovës.

Futbollisti i klubit nga Anamorava u godit padashje nga portieri kundërshtar, Ilir Avdyli.

E shpejt ishte ndërhyrja e stafit mjekësor, të cilët menjëherë kërkuan ta largonin lojtarin nga fusha për ta dërguar në spitalin më të afërt.

Kujtojmë që ndeshja mes Gjilanit dhe Malishevës u mbyll me shifrat e barabarta 0:0./Indeksonline/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT