Tuesday, February 17, 2026
spot_img
HomeLajme“Ende duke mbrojtur lirinë tonë” – Liria ka emër projekton mesazhin simbolik...

“Ende duke mbrojtur lirinë tonë” – Liria ka emër projekton mesazhin simbolik në Presidencë

Platforma qytetare Liria Ka Emër shënoi 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës me një veprim simbolik në Prishtinë, duke projektuar një mesazh në fasadën e ndërtesës së Presidencës.

Projekimi përfshinte imazhet e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të shoqëruara me sloganin: “Dita e Pavarësisë – Ende duke mbrojtur lirinë tonë”.

Nismëtarët e këtij aksioni theksuan se festimi i pavarësisë nuk mund të ndahet nga realiteti aktual, ku figura kyçe të luftës për liri ndodhen para drejtësisë ndërkombëtare.

“Sot festojmë Pavarësinë, por njëkohësisht kujtojmë se liria jonë po mbrohet sërish. 26 vjet pas çlirimit dhe 18 vjet pas pavarësisë, çlirimtarët tanë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, po përballen me drejtësinë në Hagë. Ne besojmë në drejtësi, por kërkojmë që ajo të jetë e paanshme dhe e drejtë”, ka thënë Ismail Tasholli.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT