E hënë, 28 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeEnde asnjë gjurmë nga 33-vjeçari që dyshohet se u mbyt në Liqenin...

Ende asnjë gjurmë nga 33-vjeçari që dyshohet se u mbyt në Liqenin e Ujmanit

Kërkimet për gjetjen e 33-vjeçarit që dyshohet se u mbyt në Liqenin e Ujmanit, kanë vazhduar edhe gjatë natës.

Gazetari korrespodent i “Ora Shtatë”, Urall Boshnjku, thotë se ende nuk ka asnjë gjurmë për mërgimtarin që erdhi nga Suedia për pushime në Kosovë, transmeton Klankosova.tv.

Boshnjaku shtoi se kërkimet për viktimën pritet të vazhdojnë edhe gjatë ditës së hënë.

Përveç organeve kompetente, të pranishëm duke pritur lajm janë edhe familjarët, ndërkaq në vendngjarje është edhe një ekip mjekësor.

Natë në pritje pranë Liqenit të Ujmanit: 33-vjeçari ende nuk gjendet

The post Ende asnjë gjurmë nga 33-vjeçari që dyshohet se u mbyt në Liqenin e Ujmanit appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT