Nikollë Perkajt ishte kandidat për kryetar të komunës së Gjakovës, por që muajin e kaluar humbi jetën, gjë që dyshohet se ndodhi si pasojë e një arresti kardiak derisa ishte duke vozitur.
Mirëpo, emri i të njëjtit vazhdon të jetë në listën e Komisionit Qendror Zgjedhor.
Në lidhje me këtë, gazetarja e Klan Kosovës, Diellëza Berisha ka realizuar një intervistë në Gjakovë, me bashkëpunëtorin e Nikollë Perkajt, Gjokë Sokolin, i cili tha se kjo gjë i është duhur qesharake.
“U emocionova kur shkova të votojë, e kur e figurojke emri i tij ende për kryetar komune. Mu dok si qesharake ajo punë. Ndoshta qëllimshëm nuk e kanë hequr, mirëpo për ne ka qenë një ditë tragjike, për partinë, sepse ka qenë një figurë madhore”.
“Nikollë Perkaj, si kryetar i Ballit Kombëtar në nivel të Kosovës, i ka hapur degët nëpër të gjitha komunat e Kosovës. Kontributi i tij është i pazëvëndëueshëm. Sot Balli njihet si parti politike, është e regjistruar në KQZ. Lavdi punës së tij, ka dhënë një kontribut të pazëvëndësueshëm për Kosovën”, u shpreh tutje ai./Klankosova.tv
The post Emri i kandidatit të vdekur për kryetar të Gjakovës, ende në listë të KQZ-së (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.