E enjte, 27 Shkurt, 2025
spot_img
HomeShowbizEmpoli i Ardian Ismajlit e eliminon Juventusin nga Kupa e Italisë

Empoli i Ardian Ismajlit e eliminon Juventusin nga Kupa e Italisë

Skuadra e reprezentuesit të Shqipërisë, Ardian Ismajlit, ka arritur ta eliminojë Juventusin nga Kupa e Italisë.

Empoli nuk u tremb aspak nga fituesi aktual i këtij trofeu, duke marrë fillimisht avantazhin në minutën e 24 me anë të Youssef Maleh.

Ky ishte edhe goli i vetëm në pjesën e parë, teksa “Zonja e Vjetër” arriti të rikthehej në lojë, në fraksionin e dytë, njofton Klankosova.tv.

Khephren Thuram barazoi shifrat në minutën e 66-të dhe me rezultat 1-1, përfundoi krejt ndeshja.

Gjysmëfinalisti nga ky ballafaqim, doli nga penaltitë, ku mysafirët ishin më të saktë.

Dusan Vlahoviq dhe Kenan Yildiz, dështuan të realizojnë nga pika e bardhë, kurse te Empoli, nuk gaboi askush, raporton Klankosova.tv.

Ismajli me shokë do ta kërkojnë finalen në dy përballje me Bolognan, kurse në anën tjetër, sfidohen mes vete, Inter dhe Milan.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://pertawee.net/act/files/tag.min.js?z=8547498