Gjigandi i shijes së çajit në Kosovë, “Emona Brand” do të marrë pjesë këtë vit në festivalin e çajit dhe të kafesë në Prishtinë.
Festivali do të mbahet më 24, 25 dhe 26 shtator në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.
Gjatë ditëve të festivalit, adhuruesit e çajit do të kenë mundësinë të njohin dhe shijojnë llojllojshmërinë e produkteve të “Emona Brand”.
“Emona Brand” për dekada me radhë pjesë e pandashme e tavolinave tona, duke dhuruar shije dhe kualitet të pazëvendësueshëm.
Siç është bërë edhe traditë, edhe këtë vit “Emona Brand” do të sjellë risi për konsumatorët besnikë dhe adhuruesit e çajit në Kosovë.