Emir Sahiti e humb vendin te Hamburgu, trajneri i kërkon të përmirësohet

Emir Sahiti e humb vendin te Hamburgu, trajneri i kërkon të përmirësohet

Sulmuesi Emir Sahiti e ka humbur vendin te skuadra e Hamburgut, ku në dy ndeshjet e fundit në Bundesliga as nuk është ftuar.

Anësori kosovar nuk ka qenë pjesë e skuadrës në dy ndeshjet e fundit ndaj Heidenheim dhe Union Berlin, si dhe ishte vetëm në stol në përballjen ndaj Bayern Munichut.


Shkak i kësaj duket se është forma jo e mirë që po kalon Sahiti, me trajnerin Merlin Polzin që së fundmi konfirmoi se lojtari duhet të përmirësohet nëse dëshiron të rikthehet në skuadër.

“Situata e skuadrës nuk është e lehtë shkaku i numrit dhe kualitetit të lojtarit. I kam shpjeguar Emirit në cilat pozita ne duam që ai të përmirësohet. Finalizimi dhe përfundimi i aksioneve janë aspekte ku ai ka nevojë të përmirësohet”.

Emir Sahiti

Megjithatë, në të njëjtën kohë, Polzin shtoi se Sahiti ka “po aq shanse sa të gjithë të tjerët”, për të gjetur vend në skuadër ose ndoshta edhe të hyjë në formacionin zyrtar.

Mbetet të shihet nëse Sahiti do të arrijë ta tregojë vetën në stërvitje gjatë kësaj jave, për të fituar një vend në përballjen që Hamburgu e zhvillon si nikoqir i Mainz 05./Telegrafi/