“Emergjenca e drejtimit të Tiranës nuk mban më!”, Rama në Asamblenë e PS: Sa të jem unë, asnjë pendesë

“Emergjenca e drejtimit të Tiranës nuk mban më!”, Rama në Asamblenë e PS: Sa të jem unë, asnjë pendesë

“Na duhet të adresojmë emergjencën e krijuar në drejtimin e Tiranës, nuk mban më”, kështu u shpreh kryeministri Edi Rama në hyrje të fjalimit të tij në Asamblenë e PS.

Ai tha se i kanë larguar duart e ekzekutivit nga çdo proces seleksionimi, zgjedhjeje apo shkarkimi i prokurorëve e i gjykatësve.


“Shiu po bie me të madhe për të lajmëruar bereqetin e punës për Shqipërinë 2030 në BE. Jemi mbledhur në këtë takim të parë të 4 vjeçarit tonë më sfidues, për të çelur kapitullin e mandatit tonë të katërt qeverisës që nis me betimin e kuvendit.

Na duhet të adresojmë emergjencën e krijuar në drejtimin e Tiranës, Nuk mban më, dua të them që në fillim sa më qartë atë që besoj duhet të ndajmë të gjithë së bashku mbi çështjen e drejtësisë. Ne PS nuk kemi hyrë në asnjë rast në çështje të drejtësisë kur nuk e ka thënë deri në fund fjalën e saj. Nuk e kemi bërë këtë dhe nuk do e bëjmë duke bërë avokatin e kujtdo.

Nuk kemi pasur dhe nuk do të kemi sa të jem unë, asnjë pendesë për lirinë dhe pavarësinë që i kemi dhënë drejtësisë dhe mbi të gjitha me tërheqjen historike të pushtetit të shumicës nga fusha e pushtetit gjyqësore.

I kemi larguar duart e ekzekutivit nga çdo proces seleksionimi, zgjedhjeje apo shkarkimi i prokurorëve e i gjykatësve”, u shpreh Rama, raporton tch.