Veton Elshani, zëvendësdrejtor i Policisë në Mitrovicën e Veriut, ka thënë se situata në veri të vendit është e qetë, por delikate.
Në emisionin “Info Magazine” të Klan Kosovës, ai ka deklaruar se zyrtarët e Policisë së Kosovës kanë qasje në çdo pjesë të vendit atje.
“Ne gjithmonë kemi thënë për tri vite tashmë që u bënë prej diku gushtit të vitit 2022, kur ne kemi shkuar në veri të vendit e deri tash. Situata në veri të vendit është e qetë, është stabile, por është delikate”.
“Kështu që ne nuk mund të përjashtojmë ndonjë ngjarje e cila mund të ndodh. Por atë çka ne e kemi me sigurie më thënë është se ne jemi këtu për të reaguar në rast se diçka ndodh. Ajo çfarë është shumë me rëndësi, është se nuk ka vend në veri të vendit e që është 17 për qind e territorit të Republikës së Kosovës, ku ne nuk kemi qasje, do të themi jemi aktiv në të gjithë veriun”, ka thënë Elshani. /Klankosova.tv
The post Elshani: Situata në veri të vendit është e qetë dhe stabile, por është edhe delikate (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.