Kompania AI e Elon Musk, xAI, lançoi mbrëmjen e së Hënës modelin e saj AI flagship më të fundit, Grok 3, si dhe veçori të reja për aplikacionin iOS dhe web të Grok.
Grok, përgjigja e xAI ndaj modeleve GPT-4o të OpenAI dhe Gemini të Google, mund të analizojë imazhe dhe tu përgjigjet pyetjeve si dhe fuqizon një numër funksionalitetesh të rrjetit social X.
Grok 3, i cili ka qenë në zhvillim prej disa muajsh, pritej të debutonte në 2024 por nuk arriti objektivat. xAI ka përdorur një qendër të dhënash masiv në Memfis të Shteteve të Bashkuara e cila përmban 200 mijë karta grafike për trajnimin e Grok thoshte Musk.
Sipas tij chatboti AI është zhvilluar me 10 herë më shumë fuqi kompjuterike sesa Grok 2, duke përdorur një set të zgjerurar të dhënash e cila përmban edhe vendime gjyqësore.
Grok 3 është një familje modelesh. Versioni më i vogël Grok 3 mini ju përgjigjet pyetjeve shpejt por me më pak saktësi. Jo të gjitha veçoritë e Grok 3 janë të disponueshme menjëherë por do të vinë gradualisht.
xAI pretendon se Grok 3 është më i shpejtë sesa GPT-4o në testimet si ANIME dhe GPQA. I pari vlerëson performancën e modelit në pyetje matematikore ndërsa i dytë teston modelet duke përdorur problema të fizikës, biologjisë dhe kimisë në nivelin e PhD.
Dy modelet e reja Grok 3 Reasoning dhe Grok 3 mini Reasoning “mendojnë” rreth problemeve njëlloj si OpenAI o3-mini dhe DeepSeek R1. xAI pretendon se Grok 3 Reasoning është më i mirë sesa versioni më i fuqishëm o3-mini – o3-mini-high- i OpenAI në shumë testime përfshirë ANIME 2025.
Me lançimin e Grok 3, Musk tha se xAI synon ta bëjë Grok 2 open-source në muajt në vijim. /PCWorld Albanian
https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js#xfbml=1&version=v10.0