E shtunë, 22 Shkurt, 2025
spot_img
HomeSportEliminohet Galatasaray, AZ nuk mposhtet në Stamboll

Eliminohet Galatasaray, AZ nuk mposhtet në Stamboll

Fitorja 4-1 në ndeshjen e parë, krijoi komoditet për futbollistët e AZ Alkmaar që në Stamboll të luajnë pa presion.

Holandezët madje krijuan sonte epërsi të dyfishtë, kur fillimisht në pjesën e parë Seiya Maikuma, e në të dytën Denso Kasius, realizuan për 0-2, njofton Klankosova.tv.

Krejt çka mundën të bëjnë turqit para tifozëve të tyre, ishte ta barazojnë rezultatin me golat e Victor Osimhen dhe Roland Sallai, për ta mbyllur krejt takimin 2-2.

Në 1/8-ën e finales në UEFA Europa League, pos AZ, kaloi edhe Roma e cila e mposhti Porton në “Olimpico” 3-2, sidhe rumunët e Steaua Bukureshtit, që mundën grekët e PAOK me rezultat 2-0.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://vaugroar.com/act/files/tag.min.js?z=8547498