Sunday, February 22, 2026
spot_img
HomeLajmeElijona tregon se pse nuk e puthi Klodin në dasmë

Elijona tregon se pse nuk e puthi Klodin në dasmë

Kanë mbetur vetëm të pesë finalistët në Big Brother VIP Kosova 4.Ludo Lee, Elijona Binakaj, Londrim Mekaj, Klodian Mihaj e Hygerta Sako – janë banorët që kanë arritur deri në finalen e madhe të këtij edicioni.

E së fundmi në një bisedë me Ludo Lee dhe Hygerta Sakon, Elijona tregoi se pse nuk e puthi Klodin në dasmë.

“Paramendoje të kisha puthur në dasmë, çfarë më kishin bërë këtu brenda”, u shpreh ajo.

Tutje tha: “Nuk kish qenë e vërtetë. Nuk jam unë ajo që kam të drejtë me e puth”.

Klodi nga ana tjetër i ishte afruar për shkak të presionit që kishte nga të pranishmit në atë ceremoni.

Elijona ndërkaq ka shprehur haptazi pëlqim për Klodin, edhe pse ky i fundit ka të dashurën jashtë.

Finalja e madhe e Big Brother 4 do të jetë të premten (27 shkurt). 

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT