Aktorja, Elia Zaharia, ka sqaruar arsyen pse në rrjetet sociale, veçanërisht në Instagram, ende figuron me mbiemrin e ish-bashkëshortit të saj, Princ Lekës, edhe pse ndarja e tyre ka qenë e përfolur dhe publike.
Elia bëri të qartë se kjo nuk lidhet me një zgjedhje personale, por me një problem teknik. Ajo tregoi se ka kontaktuar me disa kompani IT për ta hequr mbiemrin, por pa rezultat.
“E mbaj akoma sepse nuk mund të hiqet, nuk varet nga unë. Kam përpjekur më shumë se dy vite, duke kontaktuar tre kompani të njohura IT, për ta ndryshuar, por nuk funksionon. Nuk e di çfarë e bllokon”, tha ajo.
Foto: Screenshot
Është një çështje teknike që as ekipet e ‘Instagram’ dhe ‘Facebook’ nuk po e zgjidhin. Nuk ka të bëjë aspak me dëshirën time. Në punën time gjithmonë kam përdorur mbiemrin tim, Zaharia, dhe nuk kam punuar me mbiemrin tjetër”, shtoi aktorja.
Ajo gjithashtu theksoi se nuk ka arsye për t’u shqetësuar nga ky fakt, pasi mbiemrin në fjalë e ka edhe vajza e saj.
“Për këdo që mund të ngrejë pyetje, derisa të zgjidhet çështja, le ta konsiderojnë mbiemrin e Geraldinës, vajzës sime. Dua të përqendrohem në promovimin e punës sime, prandaj nuk kam hapur një Instagram tjetër. Ka vështirësitë e veta, por nuk është e pamundur”, u shpreh Elia.
Elia Zaharia dhe Princ Leka zyrtarisht u ndanë në maj të këtij viti. Ndërkohë, Princ Leka ka nisur një lidhje të re me fotografen Blerta Celibashi. /Telegrafi/