Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi foli rreth ekzaminimit psikiatrik të Naim Murselit.
Ai thotë se ky raport përcakton saktë që Murseli është mirë fizikisht e psiqikisht, por që sipas tij, i njëjti mund të përdoret nga pala mbrojtëse, transmeton Klankosova.tv.
“Ky raport përcakton saktësisht se i njëjti është në gjendje të mirë dhe se veprimet i ka bërë me paramendim, kjo është shumë e rëndësishme për ta parë gjykata që personi ka pasur aftësi fizike dhe psiqike për të organizuar një vrasje, por që i njëjti mund të përdoret sërish nga pala mbrojtëse, duke konsideruar që klienti i tyre mund të jetë kredibil në deklaratat të cilat eventualisht që ai pretendon që nuk ka të bëjë me organizimin e vrasjes”, tha Elezi.
Naim Murseli akuzohet për organizimin e vrasjes së bashkëshortes së tij, Liridona Ademajt.
The post Elezi: Raporti psikiatrik i Murselit i rëndësishëm, shihet se ishte i aftë të organizonte vrasje appeared first on Klan Kosova.