Qeveria në detyrë e Kosovës po vazhdon ndërtimin e urave të reja mbi lumin Ibër, derisa tashmë thuhet se deklarimet e presidentit amerikan, Donald Trump për një nxitje lufte mes Kosovës dhe Serbisë lidhen pikërisht me këto ura.
A po nxitë tensione ndëretnike ndërtimi i këtyre urave dhe çka saktësisht po tentohet me to?
Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi thotë se një konflikt i mundshëm ndërmjet Kosovës dhe Serbisë u parandaluar më pak se pesë muaj më parë, transmeton Klankosova.tv.
“Deklaratat e presidentit të Amerikës duhet të merren shumë seriozisht, sidomos në raport me Kosovën”, tha Elezi për “Ora Shtatë”.
“Bëhet fjalë përgjatë kohës së administratës Trump 2, jo të administratës Trump 1, siç kanë pretenduar disa përfaqësues të Qeverisë. Ka të bëjë më shumë me diskutimet që i patëm edhe ne në Kosovë që janë parë aktivitete të shtuara apo një situatë alarmi në ushtrinë e Serbisë, dhe sidomos njësive që kanë qenë afër kufirit me Kosovën. S’mund të them saktësisht me datë,por besoj se kjo ka më pak se pesë muaj që ka mundur të ndodh një gjë e tillë”, tha tutje ai.
“Në aspektin e sigurisë, ajo që vjen nga një president që është aleati i përjetshëm i Kosovës, dhe është në aspektin e sigurisë dhe në të gjitha aspektet ekonomike e financiare, kur thotë se e kam parandaluar një konflikt, atëherë ne si Republikë e Kosovës e marrim të gatshme dhe pa asnjë diskutim dhe pa asnjë dyshim të vetëm, sepse po flet ai që e ka ndihmuar Kosovën të bëhet shtet i pavarur”, tha nga ana tjetër Arben Dashevci.
The post Elezi: Një konflikt i mundshëm mes Kosovës dhe Serbisë ka mundur të ndodhte pesë muaj më parë appeared first on Klan Kosova.