E premte, 27 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmehttps://klankosova.tv/elezi-liston-tri-arsye-pse-situata-per-vidovdanin-kete-vit-eshte-me-e-ndjesh1me-video/Elezi liston tri arsye pse situata për Vidovdanin këtë vit është më...

https://klankosova.tv/elezi-liston-tri-arsye-pse-situata-per-vidovdanin-kete-vit-eshte-me-e-ndjesh1me-video/Elezi liston tri arsye pse situata për Vidovdanin këtë vit është më e ndjeshme (VIDEO) – Klan Kosova

Ceremonia e Vidovdanit që do të mbahet të shtunën në Gazimestan, sipas ekspertit të sigurisë Bedri Elezi, vjen në një kontekst më të ndjeshëm dhe të rrezikshëm se vitet e kaluara.

Elezi ka listuar tri arsye pse këtë herë situata kërkon vëmendje të shtuar nga institucionet e sigurisë në Kosovë.

“E para është situata globale e sigurisë, e cila është rënduar ndjeshëm. Kemi të bëjmë me defokusim të forcave ndërkombëtare, që janë angazhuar në disa vatra krizash në botë, gjë që mund ta bëjë më të brishtë mbrojtjen në rast të ndonjë incidenti në Kosovë”, ka deklaruar ai në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova.

Si arsye të dytë, eksperti përmend protestat e fundit në Serbi, të cilat, sipas tij, mund të shfrytëzohen nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq për të provokuar tensione edhe në Kosovë, përmes “satelitëve të tij brenda territorit kosovar”.

“Ka potencial real që Vuçiq, përmes lidhjeve të tij me grupe brenda Kosovës, të tentojë të organizojë ndonjë aktivitet të dhunshëm, që më pas ta përdorë për të devijuar vëmendjen nga krizat në Serbi”,  ka shtuar Elezi.

Faktori i tretë që ai e cilëson shqetësues lidhet vendimin e Gjykatës.

“Për dallim nga e kaluara, tash kemi një rrezik që ndonjë vendim i Gjykatës mund të përdoret si justifikim për ndonjë veprim të dhunshëm”, tha ai.

The post Elezi liston tri arsye pse situata për Vidovdanin këtë vit është më e ndjeshme (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT