Elezi: I dyshuari për vrasjen në Llapashticë mund të jetë arratisur në Serbi (VIDEO)

Elezi: I dyshuari për vrasjen në Llapashticë mund të jetë arratisur në Serbi (VIDEO)

Kosova është përballur me disa raste vrasjesh gjatë muajve të fundit, ndërsa autorët e shumicës së tyre ende nuk janë arrestuar.

Shumë prej tyre dyshohet se kanë ikur drejt Serbisë, e cila shpesh është përmendur si strehë për të dyshuarit.

Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi, në emisionin ‘’Kosova Today” në Klan Kosova, tha se edhe i dyshuari për vrasjen e 44-vjeçarit Bashkim Spahiu në fshatin Llapashticë të Podujevës, Arbër Havolli, mund të jetë arratisur pikërisht atje.

“Unë dyshoj dhe besoj se edhe i dyshuari i fundit është strehuar në Serbi, për dy arsye, së pari sepse kufiri me Serbinë është i hapur, dhe së dyti, sepse deri tani është treguar se të gjithë personat që kanë ikur në drejtim të Serbisë nuk janë arrestuar”, tha Elezi./Klankosova.tv

Ndiqni detajet e plota, në videon vijuese:

 

The post Elezi: I dyshuari për vrasjen në Llapashticë mund të jetë arratisur në Serbi (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.