Kosova u bë me dronë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ministria e Mbrojtjes, njoftoi dje se kanë pranuar një numër të fluturakeve me emrin “Puma”.
Për çka realisht shërbejnë këta dronë?, si funksionojnë? sa janë efikas? sa ndihmojnë për sigurinë e vendit?.
Këto por edhe shumë pyetjeve të tjera, përgjigje iu dhanë dy ekspertët e sigurisë, Bedri Elezi dhe Arian Gaxherri.
Elezi në emisionin Kosova Today, deklaroi se këto zakonisht përdoren për monitorim dhe spunim.
Ai tregoi edhe disa specifika të këtij droni.
“Ky dron fluturon jo më shumë se 500 metra lartësi dhe jo më shumë se 3 orë mund të qëndrojë në qiell për të fluturuar. Çështja e distancës varet prej stacioneve që ka. Zakonisht me pako të cilat blehen këto dronë vijnë me dy stacione minimalisht dhe krijohen kushte për të pasur një mbulueshmëri më të gjerë të fluturimit”, deklaroi ai në Klan Kosova.
“Këto ushtria i përdorë për çështje të vëzhgimit dhe spiunimit”, deklaroi Elezi.
The post Elezi: Dronët “Puma” përdoren nga ushtria për vëzhgim dhe spiunim (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.