Opinionisti Bedri Elezi është shprehur i sigurt që armatimi që u gjet të hënën në Mitrovicën e Veriut është i ri.
“Ne kemi pasë shqetësimet tona se nuk është ndërprerë angazhimi i drejtpërdrejtë i sjelljes së armatimeve të ndryshme përfshirë edhe këto ushtarake siç janë zolat të cilat i bëri publike vetë ministri”, ka thënë Elezi në Kosova Today të Klan Kosovës.
“Për mu është me interes që në fund ministri e konfirmoi atë që ne e kemi thënë së bashku këtë, edhe pse një kohë të gjatë kishin thënë se nuk ka hyrje të reja, janë armë të vjetra dhe gjëra të cilat realisht nuk qëndronin me realitetin”.
“Është e mirë kur ne e pranonim një fakt të kryer, se ka angazhim…”
“Shihet që është i ri, është e padiskutueshme”, ka thënë elezi për armatimin e futur në Kosovë.
The post Elezi: Armatimi që u gjet në Mitrovicë të Veriut është i ri (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.