Kompania “Elektrosever” ka njoftuar se rritja e çmimit të energjisë elektrike prej 16,1% nuk do të zbatohet për katër komunat në veri të Republikës së Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.
Nga kjo kompani është bërë e ditur se nuk planifikohet ndonjë shtrenjtim i çmimit të energjisë për konsumatorët që ata furnizojnë.
“Informacioni se çmimet e energjisë elektrike në Kosovë po rriten me 16.1 përqind nuk vlen për katër komunat veriore, pra për konsumatorët që ne furnizojmë me energji elektrike”, kanë deklaruar nga Elektrosever për KoSSev.
Pak ditë më parë, Zyra e Rregullatorit të Energjisë vendosi për rritjen e çmimit të energjisë elektrike prej 16,1%, vendim që ka nxitur reagime dhe protesta të shumta. Ndërkohë, efektet e para të rritjes së çmimit kanë filluar të ndihen në sektorë si kafiteritë dhe furrat e bukës.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);