Elbasan Bardhaj humb edhe Apelin ndaj “Kiks Kosova”, Gjykata: S’ka prova për shpifje

Elbasan Bardhaj humb edhe Apelin ndaj “Kiks Kosova”, Gjykata: S’ka prova për shpifje

Gjykata e Apelit ia njeh të drejtën “Kiks Kosova”-s për të mbajtur në ueb, rrjetet sociale dhe YouTube të gjitha materialet e emisionit të datës 09.12.2024, me titull “IT-ja i Juridikut, ndërmjetësues për shit-blerjen e diplomave”.

Ky hulumtim shfaqte Elbasan Bardhajn, IT-n e këtij fakulteti, se si bënte ndërmjetësimin mes studentëve dhe personave të tretë për punimin e temave të diplomave.

Pas transmetimit, Bardhaj kishte paditur “Kiks Kosova”-n dhe “Klan Kosova”-n në Gjykatën Themelore në Prishtinë, me pretendimin për shpifje dhe kishte kërkuar masë të përkohshme që nënkuptonte fshirjen e të gjitha materialeve, në mënyrë që të ndalohej përhapja e lajmit, por Themelorja e quajti të pathemeltë kërkesën e tij.

E pas refuzimit të kërkesës nga Themelorja, Bardhaj kishte paraqitur ankesë në Gjykatën e Apelit, duke pretenduar se vendimi ishte i padrejtë dhe se duhej ndryshuar.

Por Apeli, pas shqyrtimit të pretendimeve të palëve, konstatoi se aktgjykimi i shkallës së parë është nxjerrë në përputhje me ligjin dhe nuk janë shkelur procedurat.

Ndiqni detajet në kronikën në vijim:

The post Elbasan Bardhaj humb edhe Apelin ndaj “Kiks Kosova”, Gjykata: S’ka prova për shpifje appeared first on Klan Kosova.