Kush kalon nga kjo sfidë e 1/8-ës së finales në UEFA Europa League, llogaritet të jetë një nga pretendentët që ta fitojnë trofeun.
“Estádio do Dragão” është nikoriri i super përballjes ndërmjet Portos dhe Romës, ndeshje kjo e cila fillon nga ora 21:00 dhe me komentim të Andin Lokajt, transmetohet në kanalin Sport 1 të platformës kryesore shqiptare, Art Motion!
Pesë herë janë takuar mes vete deri më sot këto dy skuadra, prej të cilave katër ballafaqime ishin të vlefshme për Ligën e Kampionëve dhe një miqësore e cila u mbyll 1-1, raporton Klankosova.tv.
Me rezultat të njejtë ka përfunduar edhe njëri nga takimet mes tyre, i zhvilluar në vitin 2016, kurse italianët numërojnë një fitore, karshi dy sosh të portugezëve.
Pos futbollit, duelet mes Romës dhe Portos kanë prodhuar edhe tension, madje edhe në miqësore, siç ishte ajo e vitit 2021.

Porto e ka fituar dy herë në histori këtë trofe, në vitin 2013 kur i mundi 3-2 skocezët e Celtic, si dhe në vitin 2019 triumfoi ndaj Bragës 1-0.
Ndërkaq skuadra nga kryeqyteti italian nuk ka arritur të triumfojë ndonjëherë në këtë kompeticion, ku preku finalen në dy raste. Në edicionin 1990/91 u mposht nga Interi, kurse 32 vjetë më vonë, ishte Sevilla ajo që i privoi nga të qenurit kampionë.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>