Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka bërë të ditur se gjatë ditës së mërkurë janë kryer pagesat e para për aplikuesit që kishin aplikuar për furnizim me tekste shkollore dhe materiale mësimore.
Sipas njoftimit të MASHTI-t, shuma totale e ekzekutuar arrin 9 milionë e 634 mijë euro, për 120 mijë e 425 aplikues, transmeton Klankosova.tv.
“Procesi i aplikimit mbetet i hapur, me qëllim që të sigurohet përfshirja e të gjithë nxënësve, në mënyrë që asnjë nxënës të mos mbetet pa tekste shkollore dhe materiale mësimore për vitin shkollor në vijim.
Për çdo vështirësi teknike gjatë aplikimit, qytetarët mund të kontaktojnë në numrat e telefonit dhe adresën elektronike të dedikuar: +383 (0) 38 200 65 058 +383 45 834 248 [email protected]
MAShTI siguron se të gjitha rastet e adresuara do të trajtohen me prioritet dhe do të ofrohet mbështetja e nevojshme për aplikim dhe përfitim nga ky program’, thuhet në njoftimin në Facebook.
The post Ekzekutohen pagesat e para për furnizim me tekste shkollore appeared first on Klan Kosova.