E premte, 11 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeEkzaminimi psikiatrik i Murselit, Shkoza: Mbrojtja po tenton të nxjerrë rrethana në...

Ekzaminimi psikiatrik i Murselit, Shkoza: Mbrojtja po tenton të nxjerrë rrethana në favor të tij

Lidhur me rezultatet e raportit psikiatrik të Naim Murselit, në emisionin “Kosova Today” ka folur avokati Armend Shkoza.

Sipas tij, mbrojtja e Murselit po tenton të nxjerrë rrethana që i shkojnë në favor të akuzuarit për organizimin e vrasjes së bashkëshortes së tij, Liridona Ademajt, transmeton Klankosova.tv.

“Vepra penale me të cilën akuzohet i apostrofuari, përbën vepër të rëndë penale, dhe se duhet të kemi parasysh që në këtë kontekst, mbrojtja është duke tentuar të nxjerrë disa rrethana që të jenë në favor të akuzuarit, mirëpo siç e pamë nga përfundimi që ka nxjerr Instituti i Forenzikës Psikiatrike, e që janë shumë të rëndësishme të dy përfundimet që i ka nxjerr, sepse përfundimi i parë i ka të bëjë me gjendjen apo aftësinë mendore në momentin kur është kryer vepra penale, si dhe konstatimi tjetër mbi gjendjen apo aftësinë mendore që i akuzuari ta ballafaqohet me gjykimin që është duke u zhvilluar ndaj tij”, tha Shkoza.

“Përfundimet aludojnë në atë, siç rezulton në përfundimin e ekspertizës, se i njëjti ka qenë i aftë mendërisht që të vlerësojë dhe të gjykojë veprimet apo mosveprimet e tij të cilat kanë kontribuuar esencialisht dhe drejtpërdrejt në shkaktimin e pasojës së kundërligjshme”.

 

The post Ekzaminimi psikiatrik i Murselit, Shkoza: Mbrojtja po tenton të nxjerrë rrethana në favor të tij appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT