Një ekstremist djathtist transgjinor gjerman, i dënuar nga gjykata dhe që ishte në arrati për disa muaj, është arrestuar në Republikën Çeke.
Liebich u arrestua mbi bazën e një urdhërarresti evropian në Krasna, në pjesën lindore të vendit, rreth 100 kilometra në lindje të kryeqytetit Pragë, raporton televizioni BBC.
Në gushtin e vitit të kaluar, Marla-Svenja Liebich, më parë i njohur si Sven, nuk ishte paraqitur në një burg në qytezën gjermane, Chemnitz, ku duhej ta vuante dënimin me 18 muaj burgim.
Mediat gjermane raportojnë se Liebich dikur ishte anëtare e një grupi neo-nazist, i quajtur “Gjaku dhe Nderi”.
Në korrikun e vitit 2023, Liebich ishte dënuar nga Gjykata e Qarkut në Halle, në Saxon-Anhalt, me gjithsej një vit e gjashtë muaj burgim pa të drejtë të faljes për nxitje të së djathtës ekstreme drejt urrejtjes, shpifjes dhe fyerjes.
Liebich e kishte apeluar vendimin, por e kishte humbur rastin.
Një zëdhënës i zyrës së prokurorit publik në Halle i tha BBC-së se Liebich tani është në ndalim në Republikën Çeke. Liebich pritet të ekstradohet në Gjermani.
Në fundin e vitit 2024, Liebich e ndërroi gjininë në dokumente zyrtare nga burrë në grua, duke e ndërruar edhe emrin.
Bazë për një veprim të tillë ishte Akti i Vetëvendosjes, i cili porsa kishte hyrë në fuqi dhe i kishte fuqizuar të drejtat e personave transgjinorë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


