Një shtetas i Kosovës, i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar për veprën penale “Vrasje në tentativë”, është ekstraduar nga Zvicra dhe i është dorëzuar autoriteteve kosovare për procedurat e mëtejshme ligjore.
I dyshuari ishte arrestuar nga autoritetet zvicerane, pasi që ndaj tij ishte lëshuar urdhërarrest ndërkombëtar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës.
Ai dyshohet për veprën penale “Vrasje në tentativë” dhe, sipas autoriteteve, i ishte shmangur drejtësisë për një periudhë kohore.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


