Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person është ekstraduar nga Shqipëria.
Pasi që i njëjti po kërkohej nga autoritetet kosovare, transmeton Klankosova.tv.
Në raportin e policisë, thuhet se i dyshuari u ekstradua përmes pikëkalimit kufitar në Vërmicë, aty ku arriti rreth orës 13:00, nën shoqërimin e autoriteteve shqiptare të sigurisë.
“I njëjti pas kryerjes së procedurave është marrë nga Njësia e Mbrojtjes së Afërt për procedura të mëtutjeshme”.
The post Ekstradohet nga Shqipëria një person që kërkohej nga autoritetet kosovare appeared first on Klan Kosova.