Një shtetas i Shqipërisë është ekstraduar të enjten nga Shqipëria, nën dyshimin se kishte qenë i përfshirë në një rast të grabitjes gjatë muajit korrik në Prizren.
Sipas policisë, i dyshuari në prezencë të avokatit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, transmeton Klankosova.tv.
“Më 11.09.2025 është ekstraduar nga Shqipëria i dyshuari shtetas i Shqipërisë pasi i njëjti dyshohet se ka qenë i përfshirë në një rast grabitje të ndodhur më 22.07.2022. I njëjti pas intervistimit në prezencë të avokatit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.
The post Ekstradohet nga Shqipëria në Kosovë i dyshuari për grabitje appeared first on Klan Kosova.