E mërkurë, 14 Maj, 2025
spot_img
HomeLajmeEkstradohet në ShBA, kosovari i njohur si "@blackdb" për akuza të rënda...

Ekstradohet në ShBA, kosovari i njohur si “@blackdb” për akuza të rënda të krimeve kibernetike

Liridon Masurica, një 33-vjeçar nga Gjilani, i njohur në botën e errët të internetit me pseudonimin “@blackdb”, është ekstraduar nga Kosova në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të përballet me akuza të rënda lidhur me aktivitetet e tij kriminale online.

Masurica dyshohet se është organizatori kryesor i platformës ilegale “BlackDB.CC”, e cila tregtonte të dhëna të vjedhura dhe ishte e përfshirë në mashtrime kibernetike.

Prokurori amerikan, Gregory W. Kehoe, ka njoftuar se Masurica përballet me akuza të shumta, përfshirë komplot për të kryer mashtrime nëpërmjet përdorimit të pajisjeve të qasjes dhe pesë akuza të ndara për përdorimin e më shumë se 15 pajisjeve të paautorizuara për të realizuar vjedhje identiteti dhe mashtrime të tjera.

“Ky hetim u udhëhoq nga FBI në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimeve për Krimin Kibernetik të Policisë së Kosovës. Çështja do të ndiqet penalisht nga Ndihmës Prokurori i Shteteve të Bashkuara, Carlton C. Gammons. Ndihmë e konsiderueshme u ofrua nga Zyra e FBI-së në Sofje, Bullgari dhe Zyra e Çështjeve Ndërkombëtare të Departamentit të Drejtësisë për të siguruar arrestimin dhe ekstradimin e Masuricës. Gjithashtu, Prokuroria e Posaçme e Republikës së Kosovës dhe Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike e Policisë së Kosovës ofruan ndihmë të konsiderueshme në arrestimin e tij”, thuhet në njoftim mes tjerash.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT